DURRËS, 27 tetor 2014– Grupi legjendar i Rock-ut “Queen” vazhdon të mbetet magjik edhe pas kaq shumë vitesh.

Kënga e tyre “Bohemian Rhapsody” ka veti shëruese tek njerëzit që e dëgjojnë nëse ata nuk ndihen mirë me shëndetin. Sipas një sondazhi të BBC në Britaninë e Madhe rreth 81% mes 1000  të anketuarve thanë se ndihen më mirë nga ana shëndetësore nëse dëgjojnë këngën “Bohemian Rhapsody” nga Queen. Vendin e dytë në këtë sondazh e ka zënë “Dancing Queen” nga Abba dhe në vend të tretë renditet “Happy” nga Pharrell Williams.