Të papriturat në skenë teksa performojnë janë gjërat më të shpeshta që iu ndodhin artistëve kudo. Disa rrëzohen nga skena, disa të tjerëve iu ndodhin incidente të “vogla” si shqepja e veshjes.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares kosovare, Fifit e cilaka rrëfyer në një intervistë se si ia ka dalë që të vazhdojë performancën pas shqyerjes së pantallonave.

"Më janë shqepur pantallonat në skenë dhe kam qenë në performancë në një klub në Tiranë. Kam dalë në skenë dhe kam patur të bëj performancë me dy balerinë dhe mu shqyen pantallonat. Cfarë të bëja unë? Ngeca në skenë dhe e pashë dikë që e kishte lënë bluzën mbi tavolinë, e mora dhe vazhdova performancën", tha ajo për Prive.