Këngëtares Katy Perry teksa performonte ne skenë hitin e saj “Teenage Dream” me anëtarët e tjerë të jurisë, Lionel Richie dhe Luke Bryan i ka ndodhur një incident me pantollonat që kishte veshur.

Ylli i pop-it kishte veshur një palë pantollona lëkure dhe një bluzë me printe kafshësh.

Mirëpo, teksa po realizonte një lëvizje ku i duhej të ulej paka, asaj i grisen pantallonat e saj të ngushta.

Ky ishte vetëm fillimi i spektaklit pasi në vend që të ulej ose të ndërrohej ajo kërkoi ndihmën e kolegëve të saj.

Dhe çfarë bënë ata?

Morën disa shirita ngjitësish dhe filluan t’i vendosin para të gjithëve në pjesët e grisura të këngëtares. Videoja është bërë virale kudo në rrjet dhe po komentohet nga të gjithë.