Vera e nxehtë ka zbritur në shesh këngëtarët më në zë të skenës vendase. Para sheshit tek “Sfinksi” qytetarët e turistët kanë mundësi të ndjekin drejpërsëdrejti artistët e tyre të zemrës. Organizimi i koncerteve në shesh është bërë nga bashkia e Durrësit e cila edhe këtë vit ka planifikuar gjallërimin e jetës kulturore artistike me koncerte të tilla në shesh për qytetarët e shumtë.
Në natën e mbrëmshme kanë qënë të ftuar Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Kujtim Prodani, Ejnar Nelku, Sokol Shehu.
K.H.