Ditën e sotme janë bërë publik emrat e të gjithë këngëtarëve që janë nominuar për "Grammy Awards". Në këtë listë janë edhe dy këngëtaret e famshme shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
"Best New Artsist" është kategoria ku janë numinuar të dyja këngëtaret shqiptare, ndërsa Dua edhe për kategorinë "Best Dance Recording".
Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në Instagram, ku të dyja janë shfaqur mjaft të emocionuara dhe duke qarë.





