Pak vite më parë, këngët e tyre të njëpasnjëshme ktheheshin në hite, më të dëgjuarat dhe më të kënduara nga të gjithë. Por me vitet, fama e një pjese prej tyre u zbeh dhe dalëngadalë shumë këngëtarë u larguan nga skena muzikore duke ndjekur një rrugë të re në jetë.
Prive ka sjellë këtë javë një përmbledhje të disa prej artistëve shqiptarë që shumë vite më parë ishin më të preferuarit e skenave muzikore, por edhe shtypit rozë, ndërsa sot, kënga nuk është më prioritet për ta. Shumë prej emrave të njohur të skenës i gjeni në këtë speciale që do t’ju kthejë disa vite pas në kohë.





