Anëtari i një prej grupeve muzikore më të njohura në Korenë e Jugut ka vdekur në mënyrë të papritur në moshën 28-vjeçare.
Kim jong-hyun, i njohur me emrin e artit Jonghyun, ishte një prej 5 pjesëtarëve të Shinee, grup i cili qëndron pas disa hiteve muzikore në Kore.
Ai ishte vetëm dhe u transportua në spital pasi ishte gjetur pa ndjenja në apartamentin e tij në Seul. Sipas medieve vendase, këngëtari ishte gjetur në banesë nga motra e tij dhe ishte shpallur i vdekur në spital.
Policia tha se do të hetohet edhe mundësia e vetëvrasjes.
Jonghyun u bë i famshëm me grupin e tij në 2008-n dhe njohën famë gjithashtu në Japoni.





