Këngëtari Sam Jayne, është gjendur i vdekur në makinën e tij.

Për drejtuesin e grupit “Love as Laughter”, më datë 6 dhjetor, ishte bërë një denoncim për zhdukjen e tij dhe më pas miqtë filluan një fushatë në rrjete sociale për të kërkuar këngëtarin.

Pas kërkimeve, 46-vjeçari është gjetur i vdekur në makinën e tij, dhe nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trupin e tij.

Miqtë e Sam kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes postimeve prekëse në rrjete sociale.

“Sam ynë i dashur nuk është më me ne, por do të qëndrojë gjithmonë në mendjen tonë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes tonë”, ka shkruar Zake Howard, anëtar i grupit “Love and Laughter”.