Chris Brown është arrestuar në Paris, me dyshimin për përdhunim dhe prej ditës së djeshme ndodhet në paraburgim.

"Daily Mail" shkruan se një vajzë 24-vjeçare ka akuzuar këngëtarin se e përdhunoi mbrëmjen e 15 janarit në një hotel në kryeqytetin francez.

Zyrtarët e policisë thanë se ylli i R&B dhe dy të tjerë janë në paraburgim pasi 24-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, paraqiti padinë për pëdhunim.