Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili është infektuar nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Qamili ka disa ditë që është infektuar me koronavirus, ndërsa së fundmi gjendja e tij është përkeqësuar dhe tashmë ai është shtruar në spitalin Infektiv.
Sipas Dosja.al, këngëtari ndodhet në terapi intesive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit.





