Greqi, 18 prill 2014 – Agathonas Lakovidhis, këngëtari grek, që përfaqësoi Greqinë në festivalin Eurovision 2013 në Suedi ka postuar në Youtube një këngë ku kritikohet dhuna e gardianëve grekë ndaj shqiptarit Ilia Kareli. Në pamjet e videos shfaqen pikërisht imazhet e rënda të çasteve të fundit të jetës së Kudret Kumes. Kënga e kënduar nga Agathonas Lakovidhis është ndërtuar mbi vargjet e avokatit Dhimitris Panusis.

“U transportua në një burg tjetër, por kishin etje për gjakun e tij dhe e goditën pastaj gati të vdekur e çuan në qeli, ngatërruan rolet. I nxorën shpirtin por asnjë gardian nuk e pranoi, por si krimba thellë në tokë u fshehën”,-thuhet ndër të tjera në vargjet e këngës.

Torturat ndaj Karelit patën një ndikim të fortë në opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri. Autoritetet greke kanë ndaluar dhjetëra gardianë, ndërsa media greke ka zbuluar çdo prapaskenë të krimit.

Videoja është publikuar në Youtube më 15 prill 2014 dhe prej tre ditësh ka marrë mijëra klikime.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/