Vetëm pak pas publikimit të këngës më të re të Era Istrefit, kënga ka nisur të pëlqehet shumë.

Përveç fansave të saj besnikë shqiptarë, muzika e Erës duket se është pëlqyer edhe nga këngëtarët e famshëm. 

Kështu këngëtari i njohur 50 Cent ka bërë share në profilin e tij këngën e Erës “No I live yous”, që pritet të kthehet në hit.

Lajmi është bërë publik menjëherë nga menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi.

Era ka kohë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara ku po punon në ide e projekte të reja dhe tani sapo ka publikuar bashkëpunimin me reperin French Montana.

French Montana është një reper maroken që ka qenë në maje të klasifikimeve në diskografinë amerikane.

Ndonëse Era u lind e u rrit në Prishtinë, klipi i ri e sjellë atë në një stil krejt tjetër dhe ngjan me një projekt amerikan dhe jo shqiptar.