I ftuari i parë në emisionin që transmetohet çdo të premte mbrëma në Telvizionin Klan është këngëtari i mirënjohur Faydee i njohur për këngët e tij shumë të pëlqyera nga publiku si “Laugh ‘till you cry”, “Can’t let go”, Habibi, etj.

30-vjeçari po intervistohet live nga moderatori Arjan Çani.

Unë kam lindur në Australi por jam me origjinë nga Libani“, rrëfen Faydee.

Për momentin je single?

Po.

Të pëlqejnë femrat?

Sigurisht që po. Jam pak i turpshëm, e kam të vështirë t’i them një vajze të dua.

Është e vërtetë që ke fituar 2 mln dollarë me hitet e tua?

Mediat ekzagjerojnë shumë gjëra.

Para se të bëheshe i famshëm ke qenë një djalë i thjeshtë, prindërit e tu kanë lindur në Tripoli, Libi. Ti ke 2 vëllezër dhe 2 motra. Fillove të regjistroje këngë në dhomën tënde dhe ishte një nismë e kushërinjve të tu. Kur e ke bërë këngën e parë?

Kam qenë 13-14 vjeç. Dhe fliste për zgjedhjen që duhet të bëja. Të vazhdoja muzikën ose t’u plotësoja dëshirën prindërve të mi, të bëhesha ajo çfarë dëshironin ata për mua.

Muzika që ti bën thua se të shërben si terapi…

Po është e vërtetë, më bën të lidhem me diçka.

Shqiptarët janë kudo. Para se të bëhesha i famshëm punoja në një fabrikë në Australi ku paketoja me kuti dhe shefi im ishte shqiptar.