Ylli i famshëm britanik, Jonas Blue, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me William Singe, “Mama”.

Por ajo çka e bën më veçantë projektin e fundit muzikor, është fakti se Dj dhe producenti britanik ka zgjedhur bregdetin e bukur shqiptar për të xhiruar klipin, duke i bërë kështu një promovim të mrekullueshëm vendit tonë.

Në klipin e kësaj kënge është e pranishme edhe modelja bukuroshe, Oriola Marashi, e cila duket sensacionale në këtë projekt të artistit të disa hiteve muzikore si  “Fast Car”, “Perfect Stranger” etj.

Klipi është xhiruar në rivierën shqiptare dhe ka bërë një promovim të plazheve tona të bukura.

Në komentet e bëra në këngën “Mama” në Youtube shqiptarët kanë komentuar që klipi është luajtur në Shqipëri duke u theksuar fansave të këngëtarit britanik se ai vend kaq i bukur është Shqipëria.