Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi merr nënshtetësinë shqiptare. Dhënia e nënshtetësisë erdhi pas kërkesës së bërë nga vetë këngëtari, dhe u miratua me një dekret të Presidentit Bujar Nishani në 10 qershor, raporton ‘Balbanweb’.

Këngëtari ndër vite ka pasur marrëdhënie të ngushta me vendin tonë, që prej faktit që i ati e kishte pagëzuar me këtë emër pasi ishte dashuruar më vendin tonë në vitet që ka shërbyer këtu si ushtar. 

73-vjeçari ka udhëtuar shpesh drejt vendit tonë, si për koncerte, ashtu edhe për pushime apo aktivitete të tjera.