Rihanna, është shumë e pëlqyer nga publiku, sidomos nga meshkujt.
Ajo është mësuar që njerëzit të bëjnë gjeste nga më të bukurat për të, por veprimi i Aaron Carter i ka lënë të gjithë anash dhe po komentohet shumë në media.
Aaron Carter është një këngëtar amerikan, i cili u bë i suksesshëm gjatë adoleshencës, në fundin e viteve ‘90. Së fundmi, ai ka bërë një tatuazh gjigant në fytyrën e tij.
Reperi ka gdhendur një version të Rihannës si Meduza në njërën anë të fytyrës së tij dhe ka publikuar foto në profilin e tij të Instagramit. Aaron ka zbuluar se është frymëzuar nga kopertina e GQ, ku Rihanna pozoi si Meduza në vitin 2013.





