Këngëtari i mirënjohur në Shqipëri dhe jo vetëm, Kreshnik Fazliu i njohur me emrin e artit si MC Kresha i ka hyrë edhe një herë tjetër botës së futbollit.

Pasi ka pranuar shpesh herë se futbolli zë një vend të rëndësishëm në jetën e tij, MC Kresha ka menduar të hyjë më në brendësi.Në këtë mënyrë, ai ka nisur kursin për trajner në Shqipëri dhe ka përfunduar me sukses Licencën e UEFA C për trajner.

Këngëtari nga Kosova që në fillimet e tij ka provuar të luajë edhe si futboll, ka ndjekur kursin e FSHF-së që zhvillohej në Shkodër dhe tashmë ka të drejtën të aplikojë për UEFA B.MC Kresha njihet edhe si një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Liverpulit, teksa nuk i mungojnë shpesh herë videoklipe ku veshur mban fanellën e “The Reds”.

Interesante do të jetë të shihet kur këngëtari 38-vjeçar të nisë aventurën e re si trajner.