Këngëtari i grupit të famshëm “NRG Band”, Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto teksa mban të birin në krahë.

“Sot më datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka”, shkruan këngëtari.

Kujtojmë që Besniku dhe bashkëshortja e tij, Lolita janë gjithashtu prindër të një vajzë 3 vjeçe, të quajtur Una.