Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtari i dashur për të gjthë, Gena, na tregon se ka humbur të ëmën.

Ai shkruan se i ka mbetur peng që nuk ishte me nënën e tij në momentet e fundit të jetës. Këngëtari shkruan se asgjë nuk do e mbushë mungesën e saj.

“U prefsh në paqe nëna ime,do të doja të të mbaja dorën në frymën tënde të fundit por nuk isha aty. Do të mbetesh gjithmonë nëna ime e shtrenjtë,mbretëresha ime. Një ditë do jemi së bashku. Zoti qoftë me ty aty.. Amen…. Asgjë s’do ma mbushë mungesën tënde. Do më mungosh gjithmonë e shtrenjta ime”, ka shkruar Gena.