Irkenc Hyka ka ndarë ditën e djeshme lajmin e lumtur të ardhjes në jetë të djalit të tij të parë.
Me një foto bardhezi të postuar në rrjetet sociale ku shihen dora e tij, bashkëshortes Abigail dhe të sapolindurit, ai ka rrëfyer edhe emocionin e kësaj dite të shënuar.
“Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar! Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian! Na e ke çuar jetën në dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tende, dhe sot që të mbajmë në duar e dimë ça do të thotë vërtet të marrësh frymë! Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të japin çdo të mirë të vetes për të gjithë jetën!”.
Me këtë postim, Irkenci ka zbuluar edhe emrin e djalit, të cilin çifti kishin zgjedhur mos ta bënin të ditur paraprakisht.