Këngëtari me famë botërore, Usher ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të katërt. Ai dhe e dashura e tij, Jenn Goicoechea janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.
Çifti e ndau lajmin në “iHeartRadio Music Awards 2021” të enjten, ku Jenn tregoi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq.
Lajmi i ëmbël vjen vetëm tetë muaj pasi çifti mirëpriti vajzën Sovran Bo, e cila lindi në shtator. Këngëtari i “Yeah” është gjithashtu baba i dy djemve 13 dhe 12 vjeç me ish-gruan Tameka Foster.





