Kënga e tij e fundit ishte ‘Duart Larë’ e cila pati shumë sukses dhe është mirëpritur nga publiku. Pas publikimit të këngës, Alban Skenderaj ka vazhduar me turin e tij të koncerteve. Së fundmi këngëtari ka zhvilluar koncertin në Mitrovicë.

Gjatë këtij koncerti, Albani është prekur dhe është përlotur në skenë. Ky moment është kapur në foto nga një prej fansave të tij, i cili më pas e ka postuar në rrjete sociale.

Me sa duket Albani është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat, dhe kjo gjë e ka bërë atë të përlotet.