Këngëtari nga Kosova, Labinot Rexha, është përfshirë në një aksident të rrezikshëm fundjavën që lamë pas, ndërsa udhëtonte me familjen e tij drejt Zvicrës.
Fatmirësisht nga aksidenti kanë shpëtuar mrekullisht ai dhe familjarët, por duket se rreziku ka qenë i madh.
Në një postim në "Facebook", ai ka përshkruar ankthin dhe frikën që ka përjetuar.
Postimi i tij në "Facebook":
Një aksident pësova sot në mëngjes rrugës për Zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra, sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe tërë familjen.
Nuk kishte asgjë më keq kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e Djalit tim të vogël Aliun më tha që jam mirë, oh zot faleminderit.





