Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Meda në intervistën 60 sekonda për “Prive” i është përgjigjur disa pyetjeve ngacmuese.

Meda ka thënë se është një burrë tepër xheloz, se i do shumë fëmijët e tij, por kurrë s’do arrinte të falte tradhtinë bashkëshortore.

E deri këtu gjithçka “ok”, ai qëndroi i fortë. Ishte pyetja e fundit ajo që i ngacmoi fantazinë dhe tregoi emrin e femrës së njohur me të cilën do të dëshironte të kalonte një natë.

LEXONI DISA PREJ PËRGJIGJEVE TË TIJ

A je burrë i mirë?
Tepër.

Ke menduar ndonjëherë të ndërrosh modelin e flokëve?
Jo kurrë.

A je grind ndonjëherë me vjehrrën?
Jo, kurrë

A je xheloz?
Po, shumë

Me cilën figurë publike kishe dashur me kalu një natë romantike?
Me Angelina Jolie.