Genc Prelvukaj është infektuar me Covid-19.  Lajmin e ka dhënë vetë reperipërmes një postimi në rrjete sociale.

Genci shkruan se pavarësisht kujdesit të treguar prej gati një viti, s’ka mundur t’i shpëtojë dot virusit.

“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”-shkruan këngëtari.