Klajdi Musabelliu i cili për disa kohë pati lënë muzikën është rikthyer në Maratonën e Këngës. Por si rrallë herë ai këtë herë ka ardhur me një kërkesë shumë të çuditshme. Para pak minutash ai ka postuar në Facebook një "status" ku kërkonte nuse në shkëmbim të një shume të caktuar parash, rreth 1 milionë lekë.

Ja statusi i tij i plotë:

“Erdhi xhaja (Besniku) më takoi pak më parë dhe më tha: “Do të të jap në dorë 1 000 000 lekë (të vjetra) po u martove, por me letra”.

Kush nga gocat është e disponueshme dhe ka kohë që të shkojmë sot një vrap deri te bashkia, të më njoftojë”.

Klajdi, gjithashtu, ka dhënë edhe një shifër për personin që do të pranojë kërkesën.

“Pagesa e arsyeshme, 35% e shumës”, – e mbyll postimin e tij këngëtari.