Këngëtari Butrint Imeri ka pësuar një aksident gjatë performancës së tij në një koncert në New York City.

Në një video të publikuar në Youtube, teksa po performonte, këngëtarin e gjuajnë me shishe në kokë.

Ende nuk dihet përse ndodhi ky incident. E qëlluan apo ishte aksidentale.

Në pamjet shihet momenti që Imeri fërkon kokën, ndërkohë që më pas doli që nuk ishte asgjë serioze.