"Meant to Be" e Bebe Rexhës ka shënuar historinë! Projekti i saj në bashkëpunim me Florida Georgia Line ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës.

Përveçse ka arritur brenda një viti mbi 610 milionë klikime në YouTube, "Meant to Be" kryeson listën e këngëve më të dëgjuara County në Billboard Hot 100.

Kënga nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria dhe qëndron prej 1 viti në vend të parë.

Billboard njofton se "Meant to Be" është kënga e vetme që ka arritur këtë gjë dhe ndër të paktat në këtë dekadë që qëndron kaq gjatë në krye të listës.