DURRËS, 16 tetor 2014 –  Këngëtarja e njohur Kesha ka habitur mbarë opinionin publik teksa ka denoncuar për abuzim seksual producentin e saj Dr.Luka. Kesha në dosjen që do të dorëzojë në gjykatë e akuzon producentin se ka abuzuar me të që në moshën 18-vjeçare, kohë kur këngëtarja dhe producenti nisën bashkëpunimin professional. Sipas asaj që raporton TMZ, 27-vjeçarja thotë se Dr.Luka e ka detyruar që të pijë alkool dhe të përdorë drogë, e më pas në gjendje të dehur ai ka abuzuar seksualisht me të. Kesha ka treguar se ishte detyruar të pinte disa pilula e më pas të nesërmen është zgjuar nudo në shtratin e tij, duke mos kuijtuar se si arriti deri atje.

Ky denoncim i Keshës vjen në një moment të rëndësishëm për të, pas një kohe të gjatë në një klinikë rehabilitimi dhe se tashmë ka nevojë të rikuperojë karrierën e saj.
Avokati i këngëtares ka shpjeguar për “TMZ” se, Kesha ka qenë për rreth 10 vjet viktimë e keqtrajtimeve seksuale, verbale dhe emocionale, por çdo gjë I kalon të kaluarës sepse këngëtarja do të rimarrë nën kontroll jetën e saj.