Ndahen, pajtohen, ndahen, pajtohen…kjo është historia që ka shoqëruar gjithmonë çiftin Anxhelina Hadergjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu.
U përfolën në prill se ishin rikthyer bashkë, duke u nisur nga disa foto që të dy kishin postuar në Snapchat. Në to fokusoheshin të njëjtat ushqime dhe të njëjtat tavolina, gjë që linte të kuptohej se ishin në të njëjtën tavolinë. Mirëpo, as futbollisti dhe aq këngëtarja nuk kanë folur asnjëherë hapur përsa i përket lidhjes së tyre.
Ka qenë nëna e Anxhelinës, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, ajo që në një emision ka thënë se fakti që jetojnë larg njëri-tjetrit, ua bën të pamundur të ruajnë një marrëdhënie normale.
Mirëpo, vetë çifti “i ka vënë vulën” të gjitha thashethemeve, me anë të një fotografie që vetë Anxhelina ka postuar në Snapchat. Në të duken të dy duke drekuar në njërin prej restoranteve të qytetit ku po qëndrojnë, duke na vërtetuar se kjo historia “ndahen, pajtohen, ndahen” përfundon me “pajtohen”.





