Danjela Toçi, 13-vjeçarja nga Kukësi e cila me zërin e saj të ëmbël shkëlqeu në The voic kids, ishte një ndër të ftuarat e emisionit "Top Show Magazine".

Vogëlushja ka rrëfyer edhe ëndrrën e saj më të madhe, përmirsimin e vëllait të saj të vogël me sindromën down, duke i prekur të gjithë me historinë e saj.

Një ndër personazhet e njohur që ka reaguar pas deklaratës së Danjelës, ishte këngëtarja nga Durrësi, Rezarta Shkurta. Teksa publikon videon e 13-vjeçares, Rezarta shkruan:

"Sikur ti kisha lexuar fjalet qe kjo vogelushe thote, do kisha menduar se i shkruan nje vajze mbi te 30! Me pas i shoh portretin e vockel, zerin e nje femije , dhe e kam te pabesueshme te mendoj se si nje vogelushe mund te jete kaq e zgjuar, e dashur, e embel dhe e talentuar ne te njejten kohe… Te uroj lumturine me te madhe te kesaj bote, mua ti Danjela ma ke rrembyer zemren dhe me ke fansen me te madhe qe tani."