Këngëtarja bukuroshe nga Durrësi është në javët e fundit të pritjes së ëmbël të vazjës së saj Khloe.
Në setin fotografik që realizoi, Zaimina na prezantoi me partnerin ndërsa së fundmi ka treguar më shumë rreth shtatzanisë së saj.
E pyetur shpesh nga miqtë virtual për mënyrën se si e ka mbajtur trupin në formë gjatë kësaj kohe, Zai ka treguar se gjendja perfekte fizikë nuk është për shkak të ndonjë diete, por prej gjeneve të saj.
"Më kanë pyetur shumë gjatë shtatzënisë lidhur me dietën që kam mbajtur dhe, përveç gjeneve, kam ngrënë shëndetshëm gjatë kësaj periudhe dhe trupi ka shtuar vetëm peshën e vogëlushes. Kështu që duajeni veten vajza", – shkruan Zaimina.





