Rita Ora tashmë është një këngëtare me famë botërore. Këngët e saj janë shndërruar në hite dhe kanë miliona klikime në kanalin “Youtube”, dhe jo vetëm.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka fansa nga e gjithë bota. Madje ajo ka edhe fansa VIP, siç është Miley Cyrus, këngëtarja e cila “çmendet” pas saj.
Këtë Miley e ka rrëfyer nëpërmjet një komenti që ka lënë në një nga fotot e postuara nga Rita, në rrjetin social Instagram.
Në foto Rita shfaqet duke bërë grimin dhe ka veshur vetëm një këmishë e cila i zbulon pjesën e dekoltesë.
Dhe pikërisht kjo pjesë e trupit të Ritës e ka “çmendur” këngëtaren e famshme e cila krah fotos shkruan: “I dua gjokset e tua”.





