Me rastin e afrimit të festës së ‘Halloween’-it, shumë prej figurave publike kanë filluar të ndryshojnë pamjen e tyre, duke tentuar të duken ndryshe dhe ‘të frikshëm’.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora, në koncertin e saj të fundit.
Së fundmi, ajo ka mbajtur një koncert gjigant në stadiumin e madh “Wembley”, të Londrës, ku ka performuar para mijëra fansave hitet e saj më të mëdha.
Ndryshe nga herët e tjera, Rita mbrëmjen e së premtes u shfaq e veshur si mashkull, me flokë të shkurtra, dhe mjekër të improvizuar.





