Ajo prej vitesh ka kënduar këngët popullore të Shqipërisë së Mesme. Në fakt që në daljet e saj të para, Valbona Mema spikati me zërin e saj në tregun muzikor, duke fituar menjëherë zemrat e publikut.

Së fundmi ajo është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me titullin "Mjeshtër i Madh".  Valbona e shoqëruar nga dy fëmijët e saj ka marrë medaljen dhe ka falenderuar Nishanin për titullin e lartë.

"Faleminderit familja ime që më ka mbështetur në rrugën e bukur dhe të veshtirë të artit dhe faleminderit Z.president Bujar Nishani për vlerësimin me çmimin "Mjeshtër i Madh"-shkruan këngëtarja përbri fotove që ka postuar në rrjetet sociale.