Këngëtarja dhe aktorja e njohur me famë botërore Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj Eric Johnson janë bërë prindër për herë të tretë.

E dini si kanë vendosur ta quajnë vogëlushen?

I kanë vënë një emër i cili për hir të së vërtetës është mjaft i përdorur në Amerikë…Birdie, që do të thotë “zog i vogël”.

Bukuroshja ka edhe një djalë dhe vajzë tjetër emrat e të cilëve janë Ace Knute dhe Maxwell Drew.

Së fundmi, Jessica ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqen dy vajzat e saj.

“Ne jemi kaq të lumtur dhe krenarë t’ju njoftojmë lindjen e vajzës tonë perfekte Birdie Mae Johnson”, shkruan ndër të tjera ajo krah fotos.