Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi, ka bërë një postim në “Instagram” ku ka treguar se ka humbur njeriun e dashur, gjyshen.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, ku shfaqet e kapur për dore me gjyshen dhe bashkëngjitur me të ka shkruar edhe disa fjalë prekëse.

“Durrësi dhe Saranda nuk do të jenë më kurrë njësoj për mua. Nana duhet të prisje dhe pak. Unë e di që çdo pasdite më shihje në televizor dhe çdo koncert timin, por ne kishim akoma për të kërcyer vallet dhe të këndonim polifoninë e jugut.

Ja kështu dorë për dore do të kujtoj. Tek porti i Durrësit, aty ku nuk do më presësh më ti. Nana Aleksandra, do më mungosh shumë,” ka shkruar moderatorja.