Personazhet e njohur gjithmonë mundohet që në fotot e tyre publike të dalin sa më mire dhe me më pak defekte. Por këngëtarja e famshme Demi Lovato, me sa duket është kundër, pasi dëshiron të paraqesë sa më shumë realitetin.
Ajo kërkon që të gjitha vajzat ta pranojnë dhe ta duan trupin e tyre me gjithë defekte, ndaj dhe ka postuar në Instagram foto dhe video të trupit ku duket celuliti, strijat dhe kilet e tepërta.
Lovato shkruan te fotot se pavarësisht kësaj përsëri e do veten ashtu siç është. Në një tjetër foto këngëtarja shkruan: "Në video nuk duket qartë celuliti, por ideja është që ashtu si 93% e vajzave edhe unë kam celulit. Çfarë shihni në Instagram nuk është gjithmonë reale. Le ta duam veten tonë për atë që jemi."- shkruan këngëtarja.





