Zjarret në Kaliforni kanë shkrumbuar shumë shtëpi të yjeve të Hollywood-it.

Shtëpia e Miley Cyrus, të cilën e ndan me te fejuarin Liam Hemsworth u shkatërrua nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë këto ditë.

Ylli i popit, publikoi foto të shtëpisë së saj në Instagram përpara dhe pas zjarrit.

Imazhet tregojnë se si zjarri ka shkrumbuar gjithçka përves një shenje që lexon ‘Love’ në mesin e katastrofës.