Sot ajo është diva e muzikës por jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore, Madona e cila në një postim në Instagram ka kujtuar momentet kur ishte e varfër.

Teksa publikon një foto të shkrepur gjatë ditës së diplomimit në gjimnaz, këngëtarja tregon se në atë kohë familja e saj nuk kishte para për t'i blerë asaj dhe të motrës nga një fustan ndaj e kanë qepur vetë.

"Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!",-shkroi Madonna në mbishkrimin e fotografisë.