Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të parë.
Sipas mediave kosovare Shkurte ka sjellë në jetë djalin. Vetë këngëtarja nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me lajmin e shtatzënisë e aq më pak për lindjen e saj.
Ajo ka preferuar që të tregohet gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe siç duket edhe këtë moment të rëndësishëm ka menduar ta mbajë të fshehtë.





