Kanceri i Gjirit vazhdon të jetë një plagë për shoqërinë e sotme dhe siç raportojnë edhe Organizatat Ndërkombëtare kjo patologji zë vendin e parë për nga vdekshmëria te gratë dhe të dytin ndër tipet e kancerit që prekin po gratë.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, kur synohet që gratë dhe vajzat t’i kushtojnë më shumë rëndësi kësaj çështjeje duke u kujdesur që të bëjnë kontrollet e duhura për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Po ashtu, kjo është periudha kur bëhen më shumë fushata për të mbështetur të mbijetuarit nga kanceri apo ata që janë duke luftuar me këtë sëmundje të rëndë.
Këtyre fushatave u është bashkuar edhe këngëtarja Eliza Hoxha, e cila ka zgjedhur të rruajë flokët për të mbështetur gratë dhe vajzat që po luftojnë apo që e kanë mposhtur këtë sëmundje. “Për të gjitha ato gra e vajza që nuk dorëzohen”, – ka shkruar Eliza.





