Një nga këngëtaret më zërin më potent në muzikën Shqiptare, ka sjell në jetë ‘fëmijën’ e saj të parë pas shumë kohësh. 

Në fakt fëmija i saj do të thotë albumi i saj i parë. Flaka ka njoftuar të gjithë se albumi i saj më i ri "XPERIMENTAL" ka përfunduar. Ky album mesa duket është tepër i rëndësishëm për këngëtaren, për shkak të krahasimit që ajo bën. Flaka ka treguar kopertinën e albumit në postim si dhe përkushtimin e madh për realizimin e tij.

"Kam qenë shtatzënë për shumë vite dhe më në fund solla në jetë fëmjën e parë. Nga nesër në duart tuaja mund ta keni kudo ku ka shqiptarë".