Këngëtarja 34-vjeçare, Ellie Goulding do të bëhet nënë së shpejti. Ylli i hitit “Love me like you do” dhe bashkëshorti i saj, Casper Jopling po presin fëmijën e parë.
Këngëtarja ka treguar për “Vogue” se është në javën e 30 të shtatzanisë dhe kjo gjë i është dukur e pabesueshme.
“Nuk e kishim plan. Mendimi se mund të isha shtatzëne nuk dukej se mund të bëhej realitet. Po e shijoj shumë”, ka thënë Ellie duke shtuar se është shumë e lumtur që do të bëhet nënë.
Lajm i bukur për këngëtaren vjen dy vite pas martesës së saj me 29-vjeçarin Caspar Jopling.





