Një këngëtare e famshme në Sri Lanka është gjetur e vrarë me gërshërë në shtëpinë e saj në Panadura.

Disa media në Sri Lanka, përfshirë një gazetar të Reuters, raportojnë se policia është vënë në kërkim të bashkëshortit të këngëtares Priyani Jayasinghe, për ta marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Priyani-t u konfirmua edhe nga familjarët e saj në rrjetet sociale. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e këtij krimi të rëndë.