Në ditën e Falenderimeve, këngëtarja e famshme Ariana Grande, kujtoi lidhjen e saj me ish të dashurin Mac Miller, që vdiq nga një mbidozë droge rreth 3 muaj pasi çifti u nda.

Ylli i popit postoi një fotografi që kishte bërë me të ndjerin në Ditën e Falenderimeve në vitin 2017, me përshkrimin: "Më mungon".

Ariana dhe Mac qëndruan të lidhur për dy vite dhe në muajin maj njoftuan fundin e romancës. Vetëm dy muaj pas ndarjes nga reperi ajo u fejua me komedianin Pete Davidson, fejesë të cilës i dha fund pas vdekjes së Mac. Reperi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 7 shtator dhe ishte vetëm 26 vjeç.