Këngëtarja Linda Morina është parë sot në plazhin e Durrësit, pasi mesa duket ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar në këto ditë të nxehta. Sigurisht, shumë persona e kanë njohur menjëherë atë, por pushuesve u ka bërë përshtypje diçka tjetër.
Është pikërisht veshja e saj që ka habitur të pranishmit, sidomos këpucët, më saktë takat. E nëse njerëzit mundohen të vishen sa më sportivë në plazhe, duket se Linda është tepër moderne saqë as në plazh nuk mund të shkojë pa veshur super taka.





