Edhe pse Albërie Hadërgjonaj ka qenë disa herë në qendër të akuzave se ka kryer operacione plastike, ajo ka mohuar zërat e tillë, duke thënë se trupi i saj i bukur është thjesht dhuratë e Zotit dhe i ushqimit të mirë.

Në një video të publikuar në Instagram, ajo pranon se ushqyerja e mirë dhe ushtrimi në pastër kanë qenë faktorët kryesorë që e mbajnë gjithmonë kë këtë formë.

“Hajde priti komentet Alberija operacione nga koka deri tek këmbët. Unë kam nji përgjigje: Ushqehuni mirë dhe palestër . Dhe faleminderit Zot për linjat sepse pa dorën tënde nuk arrija të kisha trup me proporcione të mira. Ju uroj një mbasdite të bukur”, shkruan ajo për miqtë dhe fansat në rrjetet sociale.