27 Qershor 2014 – Një këngëtare e muzikës pop në Nigeri, njëkohësisht ambasadore e paqes, ka shkaktuar një tërmet në median sociale pasi ka ofruar virgjërinë e saj për militantët islamikë të Boko Haram në këmbim të lirimit të qindrave vajzave të rrëmbyera disa muaj më parë.

Adokiye, 23 vjeç, u ka kërkuar militantëve lirimin e 276 vajzave.

“Ora është 11 e natës dhe e di se çfarë po mendoj? Këto vajza të vogla, ku janë dhe çfarë po u ndodh?Kjo është e tmerrshme. Ato janë shumë të reja. Do doja të ofroja veten time në këmbim”.

“Ato janë vajza nga 12 deri në 15 vjeç për hir të Zotit. Jam më e vjetër dhe më me eksperiencë. Edhe nëse do më duhet të shkoj me 10 deri në 12 meshkuj në natë, nuk shqetësohem. Lironi vajzat të kthehen tek prindërit e tyre”.