Këngëtarja ikonë e vendit tonë, është shumë e pëlqyer nga publiku për zërin e saj të mrekullueshëm po edhe për look-un e saj të veçantë. Bëhet fjalë për Irma Libohova, e cila ka një martesë 30-vjeçare dhe duket se çifti vazhdon të jetë i lumtur ashtu si në vitet e par atë dashurisë. Bashkëshorti i Irmës nuk është shumë i dhënë pas fotove, dhe kurrë më parë nuk i kemi parë bashkë çiftin, por këngëtarja kësaj radhe ka arritur t’ia mbush mendjen.
'Me punë 'bindëse', një çak me bashkëshortin', ka qenë shënimi i saj në Instagram , ku ka publikuar për herë të parë një foto me bashkëshortin. Një foto ku të 2 janë veshur me stil, duke tërhequr shumë komente të llojit: 'Mashallah!' ose 'Çifti më i bukur!'





